ShowBizzz

A po i rikthehet turneut Celine Dion?

Këngëtarja e njohur, Celine Dion ka folur nëse planifikon të bëjë turne përsëri, një vit pasi anuloi turneun e saj botëror.

Në maj të vitit 2023, këngëtarja njoftoi se do të anulonte datat e mbetura të turneut të saj, pasi zbuloi se ishte diagnostifikuar me sindromën e personit të ngurtë, SPS, që është një çrregullim i rrallë neurologjik autoimun që zakonisht shkakton ngurtësi muskulore në trupin e një personi.

Duke folur për Vogue France, Dion tha se pyetjes për rikthim nuk mund t’i përgjigjej.

“Nuk mund t’i përgjigjem kësaj, sepse prej katër vitesh i them vetes që nuk kthehem, jam gati, nuk jam gati”, është shprehur këngëtarja.

Ndër të tjera ajo tregoi edhe se çfarë bën për ta trajtuar sëmundjen nga e cila vuan.

“Nuk e kam mundur sëmundjen, pasi është ende brenda meje dhe do të jetë gjithmonë. Shpresoj se do të gjejmë një mrekulli, një mënyrë për ta kuruar atë me kërkime shkencore, por tani për tani, duhet të mësohem të jetoj me të”.

“Pesë ditë në javë bëj terapi atletike, fizike dhe vokale. Unë punoj me gishtat e këmbëve, gjunjët dhe zërin”, është shprehur ajo.