Olsi Bylyku ishte një ndër personazhet që pritej të bënte bujë këtë sezon të “Big Brother VIP”.
Megjithatë, qëndrimi i Olsit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak, duke shkaktuar hatërmbetje nga ana e tij me produksionin.
Prej eliminimit e deri më sot, Olsi nuk u paraqit kurrë në studion e “Big Brother VIP”, si edhe në “Fan Club”.
Aktori më pas bëri një postim të gjatë në InstaStory, ku ironizonte produksionin, postim që u fshi pas disa ditësh.
Ndërsa së fundmi, Olsi ka ardhur me një tjetër postim në Instagram, ku “thumbon” sërish.
“Isha duke e menduar pak sot, se ndoshta juve ju vjen për të qeshur… Po si përfunduam kështu ne? Me të qeshur me të qeshur. “Klanifornia” u mbyll, na lanë pa punë, pa rrogë, pa gjë, mes 4 rrugëve, si përfunduam kështu ne? Ikëm tek ‘Top-i’ për më mirë, na nxorrën për dy javë. Domethënë na nxorri populli sepse s’ka lidhje ‘Top-i’ me atë pjesë, as produksioni po… Po hajt, shyqyr ju kam juve. Mërziten ndonjëherë ata të shtëpisë…”– shprehet Olsi.
View this post on Instagram
lokimagazine