Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat më katastrofik të karrierës së tij. Me pak fjalë, ky i fundit ra pre e shakasë së Schwarzenegger-it dhe mori rolin, duke rezultuar në një film katastrofik.
Në një bisedë të sinqertë në “TMZ Presents Arnold & Sly: Rivals, Friends, Icons” të transmetuar së fundmi në FOX., ata kanë folur për rivalitetin dhe miqësinë e tyre.
“TMZ flet ekskluzivisht me Arnold Schwarzenegger dhe Sylvester Stallone teksa diskutojnë për herë të parë sesi rivaliteti i tyre dikur i ashpër çoi në dy ikona të Hollivudit që të jenë përgjithmonë miq dhe vëllezër në krahë”, përshkroi FOX shfaqjen.
Dy aktorët kanë ndarë ekranin disa herë gjatë viteve. Bashkëpunimi i tyre filloi në vitin 2010 me filmin “The Expendables”, i ndjekur nga dy vazhdime: “The Expendables 2” në 2012 dhe “The Expendables 3” në 2014.
Ata gjithashtu luajtën së bashku në “Escape Plan” në 2013. Marrëdhënia e tyre nuk ishte gjithmonë aq e ngrohtë dhe miqësore. Në vitet 1980, të dy aktorët ishin shumë konkurrues për vendin e parë. Rivaliteti i tyre u bë legjendar, duke përcaktuar epokën e filmave aksion. Megjithatë, me kalimin e kohës, ata kanë krijuar një lidhje vëllazërore.
“Edhe pse ishim shumë kundërshtarë kur ishim më të rinj sepse ishim konkurrues, ndodhi që ne e kuptuam se jemi tepër të ngjashëm”, tha Stallone.
bal