31 ditë në fermën VIP u kurorëzuan me një spektakël të jashtëzakonshëm mbrëmjen e së hënës, në ekranin e Vizion Plus. Agai kishte rezervuar dy eliminime të njëpasnjëshme, duke vendosur në sfidë katër fermerë.
Xhesika Polo humbi përballë Baby G, ne sfiden mes 2 fermereve me pak te votuar gjate mbremjes se te premtes. Por Rozana Radi, e ftuara e vecante e Agait, vendosi ti jepte hajmalinë shpetuese, duke e rikthyer ne statusin e fermeres. Një moment kthese drithërues që përçoi emocione të cilat tejkaluan arenën.
Në këtë mënyrë, si spektakël brenda spektaklit, përfundoi edhe misioni i Rozana Radit e cila nuk e kurseu për publikun një skaner të asaj që po ndodh me personazhet brenda rrethimit të fermës Vip.
Ndërkohë, në televotimin që u hap brenda natës së dhjetë prime, ku u përfshinë për herë të parë të gjithë fermerët në listë, Artemisa Kusi dhe Egzon Berisha u renditën si me pak te votuarit, duke kaluar automatikisht ne sfide koke me koke. Ata u sprovuan në një garë shpejtësie dhe njohurish. (sfida) Në pëfundim, Egzoni u largua nga gara.
Tashmë, në fermë është rikthyer pushteti i kryefermerit. Me vendimin e agait, Valer Kolnikaj ka të gjithë autoritetin që i duhet kundrejt konkurentëve të tjerë.
Një personazh që nuk i ka kursyer provokimet që në nisje të garës dhe profili i tij po ashtu nuk ka tërhequr simpatinë e personazheve të tjerë VIP.
Paraditja e kësaj të marte, ka nisur me përplasje për punët e fermës.
Deri në prime-n e së premtes, keni shumë për të parë në dy kanalet e dedikuara të platformës digjitale Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2, 24 orë në 24. /vizionplus.tv