Ndikimi i Taylor Swift në muzikë po kthehet në një moment historik. Ajo tashmë ka një grup fansash të përkushtuar, të njohur si ‘Swifties’, të cilët analizojnë me përpikëri çdo detaj të teksteve të saj.
Në albumin e saj të fundit, “The Tortured Poets Department”, fansat pretendojnë se kanë zbuluar mesazhe drejtuar ish-it të Kim Kardashian.
Taylor Swift pati konflikte me Kanye West, ish-bashkëshortin e Kim Kardashian, gjë që ndikoi ndjeshëm edhe në raportet mes tyre. Si përgjigje, ikona e popit ka futur mesazhe brenda këngëve të saj. Veçanërisht, kënga e titulluar “thanK you aIMee”, ka me shkronja kapitale vetëm tre germa që po ti bësh së bashku shkruajnë ‘KIM’.
Që nga publikimi i albumit, mediat sociale të Kim Kardashian janë përmbytur me komente që i referohen “thanK you aIMee”, që përkon me një humbje të dukshme të ndjekësve – 120 000, që i bijë gati 40 000 humbje në ditë.
Këngët e Swift përmbajnë gjithashtu referenca indirekte për ish-et e saj dhe figura si Fernando Alonso. Në ‘I Can Fix Him’, ajo reflekton mbi dëshirën e saj për t’u martuar me Joe Alwyn.
Aftësia e Taylor Swift për të gërshetuar detaje të jetës personale në muzikën e saj vazhdon të magjeps audiencën, duke përforcuar statusin e saj si një fenomen kulturor me ndikim të gjerë..
bal