LifeStyle

Sot Hëna “rozë” e 23 prillit

Hëna e plotë e prillit, e njohur zakonisht si “Hëna Rozë”, përkon me kulmin e shiut të meteorëve këtë vit, duke lënë në hije shfaqjen vjetore të yjeve.

Hëna do të shfaqet e plotë për rreth tri ditë, deri të enjten në mëngjes.

Hëna e sotme do të jetë në yjësinë e Virgjëreshës dhe do të ketë pjesën më të madhe të natës për të shijuar qiellin, ndërsa planetët janë të vendosur në anën tjetër të Tokës

. Ky është një lajm i shkëlqyer për vëzhguesit e qiellit.

Koha e saktë e hënës së plotë, e cila do të marrë formë kur hëna është saktësisht 180 gradë përballë diellit në qiell, do të ndodhë rreth orës 19:49. Megjithatë, Hëna do të duket “e plotë” me sy të lirë gjatë gjithë natës. Ajo do të shfaqet në qiell në perëndim të diellit, pak para orës 19.00 orën lokale.