“Njohja e vetes është pikënisja e të gjithë mençurisë!”, thoshte dikur filozofi grek Aristoteli.
Të dish se çfarë dëshiron të arrish, të jesh i qartë për fuqitë e tua dhe si mund t’i aktivizosh ato për të arritur maksimumin në jetë, biznes, familje, shoqëri, është esenciale që të ndihesh i përmbushur.
“I LOVE MY BUSINESS”, trajnimi më i madh i vetëzhvillimit në Shqipëri, rikthehet më 27 prill në Tiranë, si një shans për të kuptuar më mirë bllokimet e tua të brendshme, origjinën e frikërave, por edhe për të mësuar teknika që do të të çojnë më pranë arritjes së qëllimeve. Mendësia që kemi, mënyra se si jemi ndërtuar që në fëmijëri, zakonet tona, vendosin për fatin tonë.
Regjistrohu në “I LOVE MY BUSINESS”
Lajmi i mirë është se të gjitha sjelljet janë të mësueshme dhe të korrigjueshme. Rrethanat e jetës tënde gjithashtu janë të përkohshme. Mundësia për t’u ringritur, për t’u rindërtuar edhe njëherë prej fillimit, është gjithmonë aty, për këdo që dëshiron të bëhet më i mirë.
“I LOVE MY BUSINESS” është i përshtatshëm për të gjitha grupmoshat, grupet sociale, për këdo që do të përmirësojë një ose disa aspekte të jetës së tij.
Mund të jenë financat, marrëdhëniet me të tjerët, mungesa e qëllimeve dhe e një targeti të qartë për atë që dëshiron të arrish, ato që të shtyjnë të vish në këtë event. Cilado qoftë arsyeja, përgjigjet nuk do të mungojnë.
Nxito të regjistrohesh tani sepse vendet në sallë janë të limituara!
Merr më shumë informacion për “I LOVE MY BUSINESS”