LifeStyle

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog dhe autor i librit “E vërteta për drogën tonë”.

Shumë studime arrijnë pikërisht në ktë konkluzion, se përse çrregullimi nga konsumi i kofeinës (caffeine use disorder) ndërkohë është një diagnozë e njohur nga mjekësia.

Kafeina është droga psikoaktive më e konsumuar në botë, thuhet në një analizë përmbledhëse të revistës Psychopharmacology.

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”,

Si shumë substanca psikoaktive edhe kafeja rrit çlirimin e dopaminës. Dopamina ka efekt pozitiv e nxit trupin dhe për këtë arësye njihet edhe si hormoni i lumturisë. Adenozina e pengon çlirimin e dopaminës, sapo ajo lidhet me receptorët. Nëse ato pushtohen nga kofeina, hormoni lumturisë mbetet i pafrenuar në nivel të lartë.

Por kjo ka edhe pasoja në organizëm: “Nëse pini shumë kafe, krijohen receptorë të mëtejshëm adenozine”, thotë Schleh. Kjo do të thotë: Nëse nuk merr më kafe, adenozina papritur ka shumë receptorë lidhës. Pasoja janë lodhje e madhe dhe gjendje e acaruar. Këto janë simptomat e mungesës së kofeinës. Të tjera simptoma janë: dhimbje koke, vështirësi në përqendrim, lodhje, gjendje dëshpërimi.

“Ndjenja e bukur e shlodhjes gjatë pirjes së kafesë së mëngjesit vjen edhe sepse ne me këtë zbehim simptomat tona të tërheqjes së kofeinës”, thotë Schleh.