Raporti mes Eglës dhe Meritonit ka qenë ndër më të komentuarit të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.
Sado armiqësi mes vete të kenë pasur, ka pasur prej tyre edhe momente të këndshme, një raport jo i përkufizuar [edhe i mirë edhe i tensionuar] por që i solli mjaft dinamikë këtij sezoni.
Ngjashëm me herën e kaluar, Egla dhe Meritoni u gjenden sërish në situatën e vaskës, ku aktorja e kishte mbushur moderatorin me shkumë.
Së fundmi, ndodhi diçka e ngjashme.
Teksa Egla lahej në vaskë dhe shijonte një gotë verë, ajo këndonte me zë të ulët por i bëri më pas një pyetje Meritonit.
“Meriton të ka marrë malli për pak shkumë?”, e pyeti ajo derisa i njëjti ia ktheu me “po”.
Gjatë një diskutimi e sipër, dyshja i buzëqeshnin njëri-tjetrit dhe flisnin për situatën e kaluar të vaskës, Meritoni u afrua tek Egla, kjo e fundit më pas i vendosi shkumë në kokë dhe në mjekër.
lokimagazine