ShowBizzz

Aktorja e njohur amerikane thotë se iu deshtë të puthej me 10 burra gjatë një audicioni

Aktorja e njohur amerikane, Anne Hathaway, ka ndarë një eksperiencë interesante të viteve më parë ku mori pjesë në një audicion.

Fituesja e çmimit Oscars, ka thënë se gjatë atij audicioni iu deshtë të puthte 10 burra, shkruan Sky News.

Derisa fliste pikërisht për këtë eksperiencë interesante, aktorja 41-vjeçare tha se kjo pati ndodhur në fillim të viteve 2000.

“Në vitet 2000 [dhe kjo më ndodhi mua] konsiderohej normale t’i kërkoje një aktori për të puthur aktorë të tjerë për të testuar kiminë e tyre, që në fakt është mënyra më e keqe për ta bërë këtë”, tha ajo për revistën V.

“Më thanë: ‘Sot do të vijnë 10 djem dhe ju jeni rekrutuar për rolin. A nuk jeni e emocionuar që do të puthesh me të gjithë ata’. Dhe unë mendoja me vete: ‘A ka diçka që nuk shkon me mua. Sepse nuk isha e emocionuar, mendoja se tingëllonte e shpifur’”, u shpreh Hathaway.

“Dhe unë isha e re dhe tmerrësisht e vetëdijshme se ishte lehtë të humbisje gjithçka duke u etiketuar si një ‘person i vështirë për të punuar’, kështu që gënjeva se isha e emocionuar dhe vazhdova me planin; ndonëse nuk më nxitën ose nuk më kanë detyruar për ta bërë këtë’”.

“Ishte thjesht një kohë ndryshe dhe tani ne e dimë më mirë”, deklaroi mes tjerash ajo.