Produksioni surprizoi çiftin Romeo-Heidi me një suitë për t’iu larguar debateve në shtëpi dhe të relaksoheshin në praninë e njëri-tjetrit, por ndodhi e kundërta.
Konkurrentja ishte mërzitur me banorin, sepse ai e la vetëm atë në suitën që “Vëllai i Madh” surprizoi çiftin.
“Prekem se janë më të rëndësishme sqarimet me Julin sesa me hedh “fun” me mua”– i tha Heidi, megjithëse Romeo u shpreh se kjo gjë nuk është e vërtetë.
Heidi: Nuk po bëj lojë
Romeo: Ku u preke moj shpirtë?
Heidi: Prekem se janë më të rëndësishme sqarimet me Julin sesa me hedh “fun” me mua
Romeo: Ok, kështu do të më nxjerrësh mua? E mendon kështu? Ti i mendon më të rëndësishme debatet me Julin sesa të qëndroj me ty!
Heidi: Unë u mërzita
Romeo: E kuptoj
Heidi: Jo se kupton fare
Romeo: Të zihem unë me ty për Julin?
Heidi: Thuaj më fal
Romeo: Të thashë njëherë. Si vjen të më përmendësh Julin mua? Je në terezi?
Heidi: Çfarë bëra? Tani unë e kam fajin?
Romeo: Jo se ke ti fajin….
Heidi: Po unë u mërzita
Romeo: U mërzite dhe më shan mua. A je normale moj, më ka kapur koka.
lokimagazine