Çifti Romeo dhe Heidi, kaluan natën në njërën prej suitave brenda shtëpisë së BBVA-s, si pjesë e një befasie që përgatiti Vëllai i Madh për ta.
Megjithatë, mëngjesin e sotëm Graciano hyri në suitën ku qëndruan ata, për t’u çuar vaktin e mëngjesit.
Sapo hyri në dhomë për t’u dhënë vaktin, balerini u tha në formë shakaje se “kishte dëgjuar krisma mbrëmë”.
Më pas Heidi duke u buzëqeshur ia ktheu Gracianos duke i thënë: ‘Ashtu ë?”.
Romeo dhe Heidi kanë nisur romancën brenda shtëpisë së BBVA-s dhe janë ndër çiftet më të komentuar të këtij edicioni.
Megjithatë, shpeshherë ka pasur luhatje në relacionin e tyre.