Lajme

“O injorant, nuk di të lidhësh dy fjalë”, Ilir Meta takon Altin Dumanin pas deklaratave shokuese, ç’ndodhi sot në Ambasadën hollandeze

Altin Dumani dhe Ilir Meta

Pas “lumit” të akuzave dhe sulmeve që kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, prej ditësh ka lëshuar kundrejt kreut të SPAK, Altin Dumanit, një ceremoni zyrtare i ka “bërë bashkë” këta të dy.

Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se pasditen e kësaj të mërkure në ambientet e Ambasadës hollandeze në Tiranë u zhvillua një pritje në kuadër të “Ditës së Mbretit”.

Të pranishëm kanë qenë zyrtarë, politikanë e diplomatë, mes tyre dhe Dumani me Ilir Metën. Pa ç’ka se kishte shumë njerëz, ajo që ra në sy të të gjithë të pranishmëve ishte fakti se kreu i SPAK dhe ai i Partisë së Lirisë u ulën në sallë me kurriz nga njëri-tjetri.

Kujtojmë se prej ditësh Ilir Meta po akuzon kryeprokurorin Altin Dumani si një person i cili është “i kapur” nga krimi dhe se është mbrojtësi i pandëshkueshmërisë së kryeministrit Edi Rama.

Këto deklarata të ish-presidentit kanë sjellë me dhjetëra reagime nga ndërkombëtarët, të cilët kanë dënuar gjuhën e përdorur nga Meta si dhe sulmet që po i bëhen kreut të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit.