Baby G ka rrëfyer në një bisedë me fermerët vështirësitë e saj kur ka ikur për në Londër.
Fermerja tregon se shumë herë i ka ndaluar policia. Baby G u shpreh se motra e saj e vogël ka rënë në det, por fatmirësisht kanë mundur t’a nxjerrin edhe pse kishte pirë shumë ujë.
“Kam ikur njëherë me gomone në Londër. Na ka ndaluar policia shumë herë. E mbaj mend që as nuk duhej të kollitesha. Kemi qenë 50 njerëz në një gomone shumë të vogël dhe një burrë që ishte anës meje më ka shkelur këmbën. Motra ime e vogël as një vjeç nuk ka qenë dhe kur na ka ndaluar policia njerëzit kanë zbritur nga gomonia, kurse motra ime ka rënë në det. E kanë kapur, por ishte bërë shumë keq, kishte pirë shumë ujë”, rrëfeu Baby G. /vizionplus.tv