ShowBizzz

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme

Ndërsa ishte në promovimin e albumit të saj të ri, Dua Lipa tërhoqi vëmendjen në New York City të mërkurën me një pallto të gjatë lëkure me krahë të mëdhenj në shpatulla.

Këngëtarja 28-vjeçare, e cila është duke promovuar albumin e saj të ri “Radical Optimism”, mbante pallton mbi xhinse dhe i kombinonoi ato me taka.

Flokët e saj të kuqe u mblodhën në një bisht të lëshuar prapa, dhe ajo përdori një paletë të lehtë për makijazhin e saj.

Dua Lipa tha se zgjodhi titullin e albumit pasi u njoh me konceptin e kësaj fjale nga një mik.

“Më goditi, ideja e kalimit të kaosit dhe ndjesia se mund të përballosh çdo stuhi”, u shpreh ajo në një deklaratë për shtyp për diskun e saj të ardhshëm.



ks