“Hap sytë, Romeo fallco”, ishte ky droni që mbërriti ditën e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP për një prej banoreve, Heidi Bacin.
Heidi dhe Romeo u surprizuan nga “Vëllai i madh” prime-n e kaluar, duke e dërguar ciftin në një suitë.
Mirëpo ndryshe nga cfarë pritej, situata mes Romeos dhe Heidit ka qenë e tensionuar, dhe debateve të tyre i është shtuar edhe mesazhi nëpërmjet dronit.
Për këtë të fundit, Romeo ka hedhur akuza ndaj produksionit, duke u shprehur se mund të kenë qenë ata që e kanë dërguar dronin, kjo pasi ndryshe nga herët e kaluara kur banorëve u kërkohet të hyjnë brenda në shtëpi, Heidit iu thirr emri për të parë mesazhin që i kishin dërguar.
Pjesë nga diskutimi:
Roza: Doni ndonjë mendim, ndonjë gjykim të ftohtë?
Romeo: Jo, ne ishim këtu shtrirë bashkë pse duhet të të thërrisnin ty (Heidi) që ta shikoje atë gjë?
Roza: Po për Heidin ishte, foto, a ishte fotoja jote?
Heidi: Po.
Romeo: Heidi në dhomë të dëshirave kur ne ishim shtrirë këtu?!
Heidi: Po sepse ato me motor, me parashutë, të gjithëve i thërrasin t’i shohin, si ato nuk na fusin kurrë në shtëpi, po të vesh re. E ke vënë re, ato duhet t’i shohim.
Roza: Jo duhet se e ke me vullnet të lirë nëso do të dalësh. Por që nuk na tërheqin.
Heidi: Jam e sigurt që edhe herë të tjera, kur ka qenë njëherë për Julin, e kanë thërritur jashtë. Ato gjithmonë, duhet t’i shohim, parashutat.
Roza: Unë di që të kanë thirrur gocat ty
Heidi: Jo, thirrën këto direkt dhe erdhi pastaj Graciano.
Romeo: Heidi në dhomë të dëshirave
Heidi: Këtë gjithmonë e bëjnë. E mbaj mend, unë jam shumë e sigurt për këtë. Kurrë nuk më ka ndodhur që me një parashutë, të të thonë të hysh brenda.
Romeo: Herë e parë që e dëgjoj këtë muhabetin kështu. Dhe kjo është e vetmja gjë që them…
Heidi: Jo, jo ka ndodhur, ta konfirmoj unë, se e mbaj mend.
“Vëllai i Madh”: Heidi kujdes mikrofonin.
Romeo: Ja e shikon?
lokimagazine