ShowBizzz

Në pritje të ëmbël, Sara Gjordeni zbulon se sa muajshe shtatzënë është!

Ish-missi Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi Idrizi së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të të ditur vetë çifti përmes një postimi në Instagram, duke treguar se mezi po presin që foshnja e tyre të vijë në jetë.

Së fundmi Sara ka zhvilluar një bisede me fansat e saj në Instagram, ku ndjekësit kuriozë e kanë pyetur ish-banoren e “BBV” rreth shtatzënisë.

“O Sara sa muajshe je shtatzënë?”- shkruan një ndër komentueset, ndërsa Sara tregoi se është 7 muajshe shtatzënë, duke treguar se foshja e tyre është një mrekulli nga Zoti sepse erdhi atëherë kur çifti kishin më shumë nevojë për të.

“Aman moj motër se skemi parë njerëz më me s’mirë dhe mllef sesa ata që komentoni kur kemi ngjizur bebin. Imagjino të të mbajnë pishtarin dhe të kërkojnë llogari se kur e bëre, t’merr. Megjithatë ne nuk e marrim për të madhe. Sipas mjekes isha 7 javëshe dhe jo 4. Për ata që janë skandal në mënyrën si llogaritet një shtatzëni, i bie që bebushi ka ardhur mes nesh midis dative 15 dhe 18 mars, duke marrë parasysh sesa shumë mundohen disa çife për bebe, ndonjëherë edhe vite e konsiderojmë mrekulli të Zotit kaq herët dhe atëherë kur e deshëm më shumë”– iu përgjigj Sara.

Image
Foto