Fansat dyshojnë se këngët e albumit të ri të Taylor Swift, ‘The Tortured Poets Department’ i dedikohen ish-it të saj, Matty Healy. Bëhet fjalë për këngët ‘The Smallest Man Who Ever Lived’, ‘I Can Fix Him (No Really I Can)’, ‘But Daddy I Love Him’, etj.
I pyetur nga paparacët, të mërkurën më 24 prill se si çfarë mendimi kishte për albumin e ri të Taylor Swift, ai u përgjigj se nuk e kishte dëgjuar.
‘S’e kam dëgjuar, por jam i sigurt se është i mirë’, – u përgjigj ai.
Ndonëse Matty nuk shprehu një mendim për albumin, tezja e tij, Debbie Dedes tha: ‘Asgjë nuk e surprizon më. Ai dhe ajo e dinë çfarë kanë kaluar. Për sa i përket nipit tim, e dimë diçka më shumë nga gjërat që janë thënë për shtypin’.
Rikujtojmë se Matty dhe Taylor kanë pasur një marrëdhënie të shkurtër rreth 10 vjet më parë. Edhe pse njerëzit nuk ishin dakord me marrëdhënien e tyre ata i dedikuan disa çaste njëri-tjetrit nëpër koncerte respektive. Disa muaj më vonë u ndanë.
Tashmë Matty është në një marrëdhënie me modelen Gabbriette Bechtel.
Ndërsa Taylor është në një marrëdhënie me Travis Kelce.