Modelja e famshme ka formulën perfekte se si t’i vishni kostumet këtë sezon.
Një kostum me prerje elegante dhe nuancën e duhur është një element i përhershëm i gardërobës. Por, duket se një kostum nuk është vetëm zgjedhje ideale për punën në zyrë, si një qasje e pastër stili që “lexohet” si pamje super profesionale.
Thënë ndryshe, ju nuk mund ta kufizoni veten me kostume që mbahen në salla mbledhjesh apo ditë të kaluara në zyrë.
Siç tregoi Kendall Jenner ditën e djeshme, një kostum është një ide e gjetur edhe për festa.
Modelja e famshme mori pjesë mbrëmë në një event të organizuar nga Mercedez Benz në Beverly Hills dhe për këtë ajo kishte zgjedhur një kostum modern.
Në ngjyrë ulliri të mbyllur, i veshur pa një bluzë apo këmishë poshtë, Kendall na tregoi formulën se si të jeni provokuese edhe pse në trup mbani një kostum elegant.
Kush ka nevojë për pak doza frymëzimi? Po për ngjyrën e duhur?
Kendall Jenner është përgjigjja për këtë. Një kostum, i veshur pa reçipeta poshtë apo bluze poshtë, me nuancën e duhur dhe prerjen elegante janë prova që ju mund të shkëlqeni në një festë edhe pse e veshur me kostum.
Në vend të një fustani të gjatë, seksi, me aksesorë të mëdhenj që bien në sy dhe grim të theksuar, kostumet janë super ide.
Mund të kopjoni edhe ju nga Kendall nëse keni ndërmend të vishni kostum këtë fundjavë, pse jo!