Ditën e djeshme Donald Veshaj i ka kthyer ‘reston’ të vëllait konkurent në Big Brother Vip Albania aktorit Romeo Veshaj.
Donaldi i ka hedhur një tufë karafilash nga helikopteri, njëjtë siç veproi Romeo kur ai ishte pjesmarrës në edicionin e parë të këtij reality show.
Mirëpo reagimi i Romeos është ironizuar nga aktori i mirënjohur Arben Derhemi, teksa ka qënë në sheshxhirim duke realizuar seritë më të reja të filmit legjendar ‘Njerëz dhe Fate’.
Ka qënë ish-fituesi i Big Brother 6, Anaid Kaloti, i cili kur i është afruar Derhemit, aktori ka ironizuar Romeon duke imituar veprimin e tij kur pa surprizën e të vëllait.
lokimagazine