Rasti i këngëtares së njohur Maya Aliçkaj, e cila ka marrë urdhër mbrojtje duke pretenduar se bashkëshorti e ka dhunuar, ka bërë jehonë ditët e fundit.
E ftuar në një studio televiziv, avokatja e bashkëshortit të Majës, Nertila Qordja tregoi pretendimet lidhur me atë se çfarë ka ndodhur mes çiftit.
Nga ana e saj, avokatja Qordja pretendon se këngëtarja ka thyer urdhrin e gjykatës, duke penguar klientin e saj, Arben Shuaipi të takojë të birin.
“Ai po ndalohet të realizojë takimet me djalin e tij. Ne kemi kërkuar herë pas here masa të përkohshme që të takohet me fëmijën, kemi bërë kallëzim që asnjëherë nuk respektohet vendimi i gjykatës, pavarësisht si pretendohet. Klienti im nuk ka asnjë komunikim me majën ka 2 vite, i vetmi komunikim është për shkak të vendimit të Gjykatës kur i duhet të komunikojë me djalin sepse djali është 6 vjeç. Ditëne shtunë që kishte zoti Arben për të takuar fizikisht djalin, zonja e ka larguar djalin në Londër sepse ka përdorur mjetin tjetër të identifikimit gjerman. Ne kemi vajtur me patrullën e policisë për të takuar djalin dhe zonja thotë ta lash dje djalin ta merrje në kopësht sepse kam planet e mija. Pra nuk zbaton vendimin e gjykatës”, u shpreh ajo.