ShowBizzz

Do largohet nga politika? Monika Kryemadhi: Prioritet tani do kem fëmijët!

Deputetja dhe ish-kryetarja e LSI, tashmë Partia e Lirisë, dha disa mesazh per mediat sot nga Pallati i Kongreseve, ku mori pjese në Konventën Kombëtare të kësaj force politike. Ajo la të kuptohet se mund të vendosë të tërhiqet nga politika teksa theksoi se ndjente keqardhje që 30 vite angazhim politik po fshihen me një vendim të bashkëshortit të saj, Ilir Metës. Sot, ajo humb të gjitha postet drejtuese në PL dhe mbetet thjeshtë deputete.

“Dy propozimi, e para për buxhetimin e grave kandidate e cila është në kuadrin e një bashkëpunimi që Partia e Lirisë, dhe LSI më përpara, për buxhetimin e grave kandidate. Propozimi i dytë është përsa i përket konfliktit të interesit. Unë mendoj se konflikti i interesit ëhstë shkatërrimtar për partinë. Unë propozojë që një anëtar i partisë nuk mund të propozojë emërime kur të vijë në qeveri”, u shpreh Monika Kryemadhi, e cituar nga newsbomb.

Po krijoni një fraksion brenda Partisë së Lirisë?

Unë nuk besoj te fraksionet. Besoj te vërtetësia e secilit nga ne. Fraksionin Monika Kryemadhi nuk e bën për show, nuk kam turp të vishem me taka, as të vishem si grua, se nuk jam burrë, jam grua. Aktrimi në politikë nuk ju shërben të rinjve dhe të rejave.

Keqardhje që nuk do jeni me pjesë e strukturave?

Normal që ndjej keqardhje se 30 vite të jetës tënde politike t’i fshijnë me një vendim, sepse ti ke zgjedhur të ndërtosh familje, jo përfitime. Jam investuar që në forumin rinor dhe jam një nga akademitë politike më të vjetra në politikën shqiptare. Prioritetet e Monika Kryemadhit tashmë dhe në vazhdim janë Besi, Bora dhe Era.

A po paralajmëroni largimin nga politika?

Jeta është shumë e gjatë, ka akoma.



bal