ShowBizzz

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Debatet nuk kanë qenë vetëm nga ana e banorëve gjatë këtij spektakli të Big Brother VIP Albania, por edhe tek opinionistët. Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj debatuan, e shkak u duk se u bë pëlqimi i Orit për Heidin.

Arbri: Sikur ti të kishe një mendim më ndryshe për Heidin, këto 100 ditë, mirë do ishte.

Ori: Unë kam mendim ndryshe.

Arbri: Nuk ke parë asnjë gabim te ajo?

Ori: Arbër, çfarë problemi ke? Unë mendoj çfarë të dua, nuk jam aty brenda.

Arbri: Dhe unë mund të them cfarë të dua.

Ori: A çfarë mendon, që unë kam qef Heidin? Dhe unë mendoj se ti ke Meritonin

Arbri: A po, e kam zemër, e kam shumë xhan, nuk e mohoj.

Ori: Unë nuk e njoh Heidin.

Arbri: As unë Meritonin.

Ori: Jo, ti e njeh Meritonin.

Arbri: Jo, unë nuk e njoh.

Ori: Meritoni, minimalisht jeton në Kosovë dhe Shqipëri, Heidi jeton në Itali.

Arbri: Unë kam marrë nuse në Kosovë, nuk kam shkuar nuse.

Ori: Unë e di që je batutaxhi, se njihesh, po unë nuk jam.

Arbri: Ça të të them unë, mund të mësohesh, ke premisa.

Ori: Jo bejtjet i qan ti, nuk të konkuroj dot.

Arbri: Faleminderit shumë, je munduar se ke bërë disa TikTok.

Ori: Ua sa i vëmendshëm që je, si plakat e kqija.

Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë?