Instituti Amerikan i Filmit (AFI) ka ndarë sot çmimin për arritje jetësore aktores Nicole Kidman.
Në ceremoninë në Hollywood, aktorja amerikane Meryl Streep ia dorëzoi çmimin 56-vjeçares australiane.
Në skenë, Kidman nuk i mbajti dot lotët. “Të bësh filma është një privilegj”, tha ajo e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Keith Urban.
Çmimi për Arritje të Jetës, i përshkruar nga AFI si “nderimi më i madh në kinemanë amerikane”, u është ndarë më parë aktorëve dhe regjisorëve të famshëm si Meryl Streep, Julie Andrews, Denzel Washington, Robert De Niro, Martin Scorsese dhe Steven Spielberg.