Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët në Desio të Italisë. Basha tha gjatë fjalës së tij se ka ardhur koha që atë që ndërtuat veç e veç ta ndërtojmë bashkë për t’i dhënë vendit të ardhmen që meriton.
Sipas tij edhe pse e ka premtuar, akoma nuk u ka dhënë të drejtën emigrantëve të votojnë.
“U nisët nga kriza që la pas komunizmi dhe erdhët në një vend që edhe ata që e flisnin gjuhën nuk e flisnin tamam. Nuk ndërtuat me mund nga zero një model pune, sakrifice, familje dhe komuniteti? Secili prej jush është një arsye që Shqipërisë jo vetëm nuk i mungojnë aftësitë për të ndërtuar dhe arritur standardet më të larta euroatlantike, por ka ardhur koha që atë që ndërtuat veç e veç ta ndërtojmë bashkë për t’i dhënë vendit të ardhmen që meriton.
Cila është arsyeja që 3 palë zgjedhje parlamentare dhe 3 lokale, Rama premtoi votën e diasporës, edhe sot e ka premtim të parealizuar?
Kanë frikë nga mendimi i europianëve shqiptarë që jetojnë në BE dhe SHBA dhe bëjnë gjithçka që qeveria e ardhshme të mos mbajë vulën e shqiptarëve më të emancipuar.
Përballë kësaj qëndrojmë ne më një vetëdije që e vërteta ka nisur që në 2016”, tha Basha.