Diskutimet në ‘BBV3’, kanë qenë të përqëndruara në debatet e ashpra të zhvilluara mes Eglës dhe Heidit.
Pak momente më parë, teksa Heidi ka qëndruar në ambientet e jashtme të shtëpisë është shprehur se nuk do të heshtë më.
Ajo thotë se Juli është kthyer në krahë të Eglës dhe së bashku duan ta nxjerrin keq duke pretenduar se është Heidi ajo që ka krijuar situatën.
Heidi: “Ajo më ka përmendur mamin edhe lloj lloj njerëzish dhe unë të hesht? Çfarë jam unë? Ha bar? Me atë person që më flet në atë mënyrë nuk ka asnjë lloj sheshimi. Gjëja më e shpifur është Juli që deri dje bënte të njëjtën analizë për Eglën ndërsa sot po e mbron duke më nxjerrë mua sikur unë jam ajo që kam bërë gjithë situatën.”