Taylor Swift me të vërtetë e di se si të bëjë një hyrje madhështore – dhe dalja e saj e fundit në Las Vegas nuk është përjashtim. Të shtunën mbrëma, këngëtarja e “Style” mahniti të pranishmit në galanë e bamirësisë The 15 dhe Mahomies Foundation Golf Classic, së bashku me të dashurin e saj, yllin e NFL, Travis Kelce.
View this post on Instagram
Ylli i pop-it u pa me një fustan të mrekullueshëm jeshil të errët, Regina nga stilistja Maria Lucia Hohan, të cilin ajo e kombinoi me një gjerdan ari që shkëlqente. Fustani i zgjedhur nga Taylor Swift kushtonte 2405 dollarë.
Swift mbështeti një kauzë të mirë, pasi ngjarja ishte në ndihmë të fondacionit të Patrick Mahomes. Gjatë galasë, Kelce doli në skenë për të nxjerrë në ankand katër bileta për turneun e shumëpritur të Swift Eras Tour. Oferta ishte e ashpër dhe në fund arriti një vlerë mbresëlënëse prej 80 000 dollarë.
Kimia e çiftit ishte e pamohueshme pasi ata u bënë bashkë me të ftuarit e tjerë, përfshirë Patrick dhe gruan e tij Brittany Mahomes.
Paraqitja e Swift në Las Vegas pason një javë nga publikimi i albumit të saj të 11-të, “The Tortured Poets Department”, i cili ka bërë bujë në muzikë. Për më tepër, Sëift ndau një vështrim në jetën e saj romantike me Kelce përmes një sërë postimesh në rrjetet sociale në prapaskenë, duke përfshirë një puthje të ëmbël në faqe, duke i bërë edhe më të dashur për fansat në mbarë botën.
Taylor Swift vazhdon të magjepsë si në skenë ashtu edhe jashtë saj, duke dëshmuar se fuqia e saj është po aq e shkëlqyer, si kurrë më parë.
bal