Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet thotë se propozimi i fundit i QUINT-it që kushtëzon themelimin e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është një kurth i përsosur i Serbisë.
Ai ka numëruar ndër vite procedurat nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe kërkesat që i janë bërë për thermelimin e Asociacionit.
“Një Asociacion mund të krijohet TANI. Qeveria e Kosovës nuk mund dhe nuk do ta ndalë atë, nëse është në përputhje me kushtetutën e saj. Këtë ia premtoi sërish Këshillit të Evropës. Por tani disa në Quint thonë: derisa të ketë një ASM, Kosova do të bllokohet të bashkohet me Këshillin e Evropës. Kjo do të garantonte që as Asociacioni dhe as në Këshillin e Evropës të mos ndodhë kurrë”, ka shkruar Knaus.
Kjo sipas Knausit është ajo që duan Vuçiq dhe Serbia. “Ta mbajnë Kosovën të izoluar, ndërkohë që riarmatosen”, tha ai.
“Marrëveshja e vitit 2013 për krijimin e Asociacioni i komunave me shumicë serbe… Pas marrëveshjes që propozimet për statutin e një Asociacioni të tillë të vijnë nga ekipi që përfaqëson komunat serbe të Kosovës. Asgjë tjetër nuk ka kuptim ose nuk është e ligjshme. Standardet e Këshillit të Evropës për vetëqeverisjen lokale janë të qarta: shoqatat e komunave duhet të krijohen NGA komunat. Shtetet duhet ta bëjnë të mundur këtë. Kosova po… Komunat e forta me shumë kompetenca ekskluzive janë themeli i planit të Ahtisaarit dhe i kushtetutës së vitit 2008”.
Krejt këto vite dhe procedura sipas Knaus janë përmbledhur për të krijuar një kurth të përsosur. “Të ndalojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.
Megjithatë, sipas Knaqus deri në vitin 2023, pavarësisht se Kosova kaloi nëpër tyë gjitha këto, nga serbët nuk është paraqitur asnjë propozim.
“Propozimi që e dha Kosova shkel kushtetutën, shkatërron vetëqeverisjen komunale, si dhe kalon TË GJITHA vijat e kuqe të deklaruara nga BE dhe SHBA. Që atëherë: asnjë propozim i ri nga komunat serbe…”
Sipas Knaus-it, Kjo do të garantonte që as Asociacioni dhe as në Këshillin e Evropës të mos ndodhë kurrë.
Reagimi i tij vjen pasi gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung ( FAZ), ka publikuar një shkrim për vizitën e Kryeministrit Kurti në Berlin dhe zhvillimet rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshilin e Evropës. Sipas FAZ, mbështetja tek Komiteti i Ministrave të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës nuk është aq qartë sa në Asamblenë Parlamentare të KiE ku u rekomandua pranimi. Sipas gazetës Kurti ka thënë se Asociacioni mund te themeleohet nga vetë serbët sepse Qeveria s’mund ta imponojë atë pasi do te ishte shkelje e parimeve të Këshillit të Evropës dhe Kushtetutës së Kosovës. BE ka propozuar draft-statut për Asociacionin, por FAZ përmend se QUINT( pesë vendet perëndimore) kanë propozuar po ashtu.
Por, gazeta gjermane thekson se në komunat veriore nuk janë zgjedhur as kryetarët e rinj dhe kjo sipas shkrimit është bërë qëllimshëm si kurth për të bllokuar Asociacionin dhe integrimin e Kosovës në KiE.
” Beogradi i ndalon politikanët serbë të ndërmarrin iniciativa premtuese për të krijuar një asociacion të komunave ose të mbështesin propozime që janë në përputhje me Këshillin e Evropës, ndërsa në të njëjtën kohë ankohen me zë të lartë për mungesën e atij asociacioni.
Në Beograd është krijuar një justifikim i përsosur për diplomacinë serbe për të penguar integrimin e Kosovës në Perëndim. Me dorën e majtë Kosovës po i vihen kushte, e djathta po siguron që ato të mos plotësohen”, shkruan tutje gazeta gjermane.
Pikërisht për këtë, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung se politikanë të SPD kanë sugjeruar që të evitohet kurthi i Vuçiqit.
“Në mënyrë që të plotësohet kërkesa e Quintit,në Berlin pati gjithashtu diskutime nëse propozimi për një asociacion serb të komunave mund t’i dorëzohej tani për shqyrtim juristëve kushtetues të Këshillit të Evropës. Kjo mund të jetë një rrugëdalje nga kurthi serb, sipas politikanëve të SPD-së në Berlin”.
QUINT ka kërkuar që draft-statuti i Asociacionit t% dërgohet për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese si një hap i Qeverisë Kurti për themelimin e Asociacionit që do t’i bindte vendet anëtare ta japin votën e tyre pro Kosovës për anëtarësim në KiE. Kërkese të njëjtë ka bërë edhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron.
ks