Gjumi i drekës duket se u ka hyrë në qejf fermerëve, të cilët herë e shijojnë e herë jo, për shkak se kanë sfida për të kryer ose zhurmë në ambientet e “Ferma VIP”.
Në një bisedë me me Ditean dhe Florin, aktori Albano Bogdo, mes humorit, ka shprehur “ankesa” për Marinën. Sipas tij, aktorja bërtet dhe ulëret nëpër fermë dhe nuk e lë rehat për të fjetur.
“Bërtet, ulëret si e çmendur. Nuk të lë të flesh një minutë rehat. Ti fus ndonjë shpakë ndonjë ditë unë e ta shikosh”, tha Albano.
Për të vijuar batutën e nisur nga Albano, Ditea teksa e pohoi atë gjë, shtoi se Mariana ka timbrin e zërit shumë të lartë.
“Po po bërtet Mariana e ka timbrin e zërit të lartë”, tha Ditea.
E gjithë situata u pasua me të qeshura me fermerët, të cilët kanë një raport shumë të afërt dhe miqësor me aktoren./vizionplus.tv
View this post on Instagram