FermaVIPShowBizzz

“Edhe Panda do luks”, Dijonisi i kënaqur si kryefermer: Shtëpia ka qenë xixë, unë e shijova pafund

Që prej të premtes, Dijonis Biba ka shijuar benefitet si kryefermer.

Pas zgjedhjes, ai i ka kërkuar Agait një arush të madh, dëshirë kjo që u plotësua menjëherë.

Pasi e pagëzoi me emrin Panda, Dijonisi ka kaluar disa netë me të në shtëpinë e “Njishit”.

E kam shijua, por nuk kisha mundësi ta shijoja më shumë. Shtëpia ka qenë xixë. Falenderoj më shumë ata që punuan më shumë dhe më pak ata që kanë punuar më pak. Jam kënaqur se dhe Panda do pak luks, jo vetëm unë. U thash bëni çfarë të doni dhe ashtu kanë bërë. Zgjimi herët ka qenë se ndërrova krevat dhe kam pirë kafe me Valerin dhe Pandën time të preferuar”, tha Dijonisi.

Ky i fundit i ka bërë një ftesë për t’iu bashkuar tek Njishi edhe Baby G dhe Renisit, të cilët e kanë refuzuar.

Renisi tha se arsyeja ka qenë se nuk mund të flinin të dy në një krevat, ndërsa benefitet e tjera që ka përfituar Dijonisi dhe ftesën e tij për këto e ka pranuar. Një nga benefitet ishte edhe një seancë masazhi që e bënë një ditë më parë./vizionplus.tv

View this post on Instagram

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)