Një shtëpi e pastër dhe e rregullt, është ajo çka të gjithë duam, pas një dite të gjatë e të lodhshme pune. Shumë mund të mendojnë se kjo gjë kërkon mund, shumë energji, e mbi të gjitha kohë. Ndodh që jo rrallë herë punët e shtëpisë të marrin kohën më të madhe të fundjavës, por më poshtë do gjeni jo vetëm pajisjet “inteligjente”, por dhe disa truke që do j’ua lehtësojnë punën. Pavarësisht nëse bëni një pastrim intesiv ose i shpërndani këto detyra gjatë disa fundjavave, do ta falënderoni veten më vonë. Ne ju japim disa këshilla që do ju ndihmojnë kur të nisni ‘pastrimin e pranverës’.
Riorganizoni gardërobën: Koha për t’i lënë vend veshjeve të lehta të pranverës
Tani jemi zyrtarisht në pranverë dhe me zgjatjen e ditës, rritjen e temperaturave, duhet të mendojmë gjithashtu për riorganizimin e garderobës. Zakonisht gjatë kësaj periudhe gardëroba jonë bëhet më e çorganizuar, veçanërisht nëse kemi shumë rroba. Përpara se të vazhdoni me hapat e tjerë të pastrimit kjo është koha ideale për ta riorganizuar, për të krijuar hapësirën optimale dhe të lani të gjitha veshjet e trasha, pulovrat, palltot dhe veshjet e tjera më voluminoze që keni veshur gjatë dimrit. Të gjitha këto sfida do kalohen me sukses nga lavatriçet dhe tharëset e kombinuara Samsung. Lavatriçja e re Bespoke AI™ e Samsung ofron larje efektive dhe inteligjente me teknologjinë Ecobubble™ e cila mundëson larje në temperatura të ulëta e pastrim të plotë, ndërsa zgjidhja AI llogarit dhe përdor në mënyrë inteligjente sasinë e duhur të ujit dhe detergjentit për të mbrojtur rrobat dhe planetin. Kapaciteti deri në 11 kg në një kabinet standard prej 600 mm do ju lejojë të lani më shumë rroba. Disa këshilla të tjera tonat janë: lajini dhe thajini mirë rrobat përpara se t’i paketoni apo ruani diku tjetër; shmangni qeset platike të pastrimit kimik pasi rrezikoni që t’i ndryshoni ngjyrën rrobave tuaja nga ajri i lagësht i bllokuar në çantë; përdorni qese me vakum për të zvogëluar hapësirën që veshjet zënë dhe për materialet me delikate si mëndafshi përdorni çanta prej cope.
Përdoreni me zgjuarsi fshesën tuaj me korent këtë sezon pastrimi
Kur përdorim fshesën me korent në shtëpi, shumë pak prej nesh e zhvendosin divanin ose bufenë. Pastrimi i çdo hapsire ju ndihmon të siguroheni që të gjitha pluhurat, papastërtitë, mbeturinat dhe alergentët janë eleminuar, duke siguruar një shtëpi më të shëndetshme dhe më të pastër. Tregohuni të zgjuar se si e përdorni fshesën me korent, pasi nuk keni nevojë të tërhiqni çdo pjesë të mobiljeve të shtëpisë njëkohësisht për të pastruar pluhurin. Në vend të kësaj, thjesht lëvizni mobiljet dhe pajisjet një nga një një. Kjo do t’ju kursejë kohë dhe përpjekje, pavarësisht nga madhësia e shtëpisë tuaj. Ndonjëherë duket sikur ky proces është i lodhshëm dhe i komplikuar, por falë fshesës me korrent BESPOKE Jet, gjithçka është më e lehtë. BESPOKE Jet™ ka fituar Çmime inovacioni në CES për novacionet e saj, duke përfshirë një sistem automatik për zbrazjen e pluhurit të integruar me stacionin e saj të baterisë të quajtur All-in-one Clean Station™. All-in-one Clean Station™ përdor teknologjinë “Air Pulse”, e cila gjeneron një lëvizje si rrahje zemre për të shkundur pluhurin me ajër pulsues, ndërkohë që karikon baterinë. Gjithashtu, kjo pajisje kap 99,999% të pluhurit të imët dhe një qese pluhuri antibakteriale parandalon 99,9% të rritjes bakteriale. Fshesa me korent Samsung Bespoke Jet™ pastron lehtësisht dhe plotësisht llojet e ndryshme të dyshemeve. Fshesa me vakuum e karikueshme pa kordon, vjen me një shumëllojshmëri furçash dhe kokash dhe është sa e fuqishme edhe me stil. Dizajni me peshë të lehtë, ua bën më të lehtë menaxhimin e pajisjes dhe pastrimin e shtëpisë
Shkrini hapsirën e ngrirjes të frigoriferit
Ngrirësi është një nga hapsirat e pakta që përdoret çdo ditë. Për ta mbajtur atë të funksionojë në potencialin e tij të plotë, është e rëndësishme ta mirëmbajmë. Çelësi është shkrirja e ngrirësit – nëse nuk keni një model që e realizon automatikisht këtë proces, sigurisht. Nëse nuk e keni bërë këtë për një kohë të gjatë ose keni vënë re një grumbullim akulli, pranvera është koha e përkryer për ta shkrirë atë. Ndërkohë me frigoriferin e linjës Bespoke, ju do të jeni të aftë të ruani vaktet tuaja si asnjëherë më parë, pa hedhur asgjë në kosh, falë sistemit All Around Cooling që ftoh çdo ndarje në mënyrë të njëtrajtshme. Ai kontrollon vazhdimisht temperaturën dhe qarkullon ajrin e ftohtë përmes vrimave të ajrimit të vendosura në vende strategjike. Kështu që ushqimi mbahet në temperaturën optimale dhe qëndron më i freskët për më gjatë. Për më tepër, teknologjia No Frost përmirëson qarkullimin e ajrit për të ruajtur një temperaturë konstante e cila parandalon akumulimin e akullit.
E fundit, ndiqni një plan dhe bëni zgjedhje të zgjuara
Profesionistët e pastrimit nuk i bëjnë punët e tyre me dëshirë; ata kanë një plan veprimi dhe e ndjekin atë. Ndaj këshilla e fundit është merrni kohën tuaj që të shkruani listën e gjërave që duhet të bëni dhe jepini përparësi detyrave që do të marrin më shumë kohë, por që do të japin më shumë rezultat. Kur flasim për hapësirën tuaj personale, shtëpia përsosmërisht e pastër dhe e freskët është ajo që ka më shumë rëndësi. Pra, kur jeni duke zgjedhur pajisjet tuaja shtëpiake, bëjeni me kujdes dhe përgjegjësi të madhe. Vizioni i ekosistemit “Bespoke Life” për stilin e jetës së përdoruesve, përmes qëndrueshmërisë, lidhjes dhe dizajnit pasurohet nga viti nw vit dhe ky ekosistem mishëron angazhimin e Samsung për t’i bërë shtëpitë dhe të ardhmen tonë më të qëndrueshme duke riafirmuar pajisjet në të cilat mbështetemi çdo ditë. Të bësh pjesë “Bespoke” në jetën e dikujt, do të thotë të optimizosh pajisjet në mënyra që të thjeshtojnë dhe fuqizojnë rutinën tënde. Duke forcuar lidhjen me të gjithë linjën dhe duke zgjeruar AI në më shumë kategori produktesh, Samsung po hap rrugën për një epokë të re të shtëpive të hiper-konektuara. Duke kombinuar përmirësimet më të fundit të Samsung SmartThings dhe teknologjinë AI, produktet Bespoke ofrojnë një përvojë të automatizuar pa probleme në shtëpi – një përvojë në të cilën pajisjet mësojnë modelet e përdorimit të përdoruesve dhe ofrojnë automatizime të personalizuara bazuar në konfigurimin dhe stilin e jetës së tyre inteligjente.