Fermerët e Ferma VIP kanë vënë në skenë filmin “14-vjeç Dhëndër”.
Pavarësisht debateve që u shfaqën në klip gjatë xhirimit mes regjisorit Albano Bogdo dhe aktorëve (fermerëve), realizimi i tij ka qenë shumë i suksesshëm.
Të gjithë fermerët kanë arritur t’i luajnë me sukset të gjitha rolet e caktuara, ndërsa kanë marrë edhe vlerësimet maksimale nga ana e opinionistëve.
Gjithashtu pas trailerit Albano Bogdo dhe Marjana Kondi janë vlerësuar me çmime nga ana e Agait.