Lajme

Mot i kthjellët dhe i ngrohtë, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Sipas MeteoAlb, orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë në të gjithë vendin, por pas-mesditës priten kalim i vranësirave; si fillim në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë zonën Lindore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta; të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës ku vranësirat dhe lagështira në ajër do të jenë në nivele të larta.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale deri në 30°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 25 km/h nga drejtimi Lindor dhe Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Edhe gjatë ditës së martë; Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët, por pas-mesditës dhe në vijim, vranësirat do të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të Republikës së Kosovës ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat përgjatë kufirit me territorin Shqiptar.

Parashikohet që edhe lagështira në ajër të pësojë rritje të ndjeshme. Temperaturat e ajrit të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por mbeten të larta në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 25°C vlera maksimale në Gjakovë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi Lindor.

Maqedonia e Veriut

Republika e RMV për-gjatë paradites paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë, por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë RMV, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore të RMV.

Parashikohet që kjo situatë atmosferike me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim gradual i vranësirave në të gjithë RMV, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por mbeten të larta në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimalja deri në 27°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor.

Europa

Prezenca e një qendre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Atlantikun Verior me ndikim deri

në veriperëndim të kontinentit do të sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere në Europën Veriore dhe ishujt Britanikë.

Po ashtu, pjesërisht Europa Qendrore do të përfshihet nga rrebeshe shiu si edhe mini- stuhi breshëri, ndërsa moti i kthjellët dhe vranësirat e pakta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të Jugut të kontinentit; si pasojë e zgjerimit të Anticiklonit të Azoreve, ku temperatura të larta do të përjetojë gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e detit Egje.

/abcnews.al/