Valeri e nisi ditën duke dëgjuar muzikë dhe kërcyer në verandë.
Veprimi i tij ka acaruar Marianën, e cila i tha atij të shkonte diku tjetër dhe të kërcente, pasi ajo po bisdedonte dhe perfomanca e tij po e bezdiste.
Nga ana tjetër, Valeri tha se ka prej mëngjesit në verandë dhe nuk po shqetëson njeri.
Pjesë nga biseda:
Mariana: Shko kërce andej, ç’më kërcen këtu.
Valeri: Ti ishe andej dhe dole këtu. Unë mendova se të pëlqeu shumë.
Mariana: Unë dola këtu se më zuri dielli. Ti kërce andej, ne duke bërë muhabet, ti kërcen.
Valeri: Unë jam në qejfin tim, në botën time.
Mariana: Edhe unë jam në qejfin tim. S’është shtëpia jote kjo është e të gjithëve.
Valeri: Ti na dole para.
Mariana: Pse e ke marrë me tapi ti?
Valeri: Ashtu siç nuk e ke marrë as ti.
Mariana: Shko zgjo Elsë dhe këndoni aty këngë italiane, bashkë me Çilin.
Valeri: Unë jam individ nuk jam grup.
Mariana: Unë jam grup.
Valeri: Të lumtë.
Mariana: Unë jam grup, i kam të gjithë këta.
Flori: Mariana mos u s’forco shumë se do të këpusësh mish. /vizionplus.tv/
View this post on Instagram
View this post on Instagram