Lajme

Meta njofton ndryshimet: 6 raste nepotizmi në Partinë e Lirisë do zgjidhen

Ilir Meta

Kryetari i PL, Ilir Meta ka mbajur këtë të martë një deklaratë për mediat, ku tha se do t zgjidhen 6 raste nepotizmi në Partinë e Lirisë.

Meta tha se ndryshimet në statut do të transformojnë Partinë e Lirisë dhe se anëtarët e Kryesisë të Partisë së Lirisë do të votëbesohen.

Partia e Lirisë është një fuqi e jashtëzakonshme dhe transformuese. Ndryshimet në statut do të transformojnë Partinë e Lirisë. Do të votëbesohen të gjithë anëtarët e Kryesisë të PL-së. Janë 6 raste depotizmi në Partinë e Lirisë që do të zgjidhen.

Ju ftojmë të na ndiqni në orën 18.00 për 5 prioritetet e Partisë së Lirisë, për ta bërë Shqipërinë 4 milionë plus. Ju bëj thirrje që në orën 18:30 minuta të jeni përpara Bashkisë së Tiranës, kundër inceneratorëve të Tiranës, ku janë paguar miliona euro dhe aty nuk ka asgjë,” deklaroi Ilir Meta.