ShowBizzz

Problemet ligjore të Travis nuk kanë përfunduar

Në vitin 2021, gjatë festivalit në të cilin morën pjesë 50,000 mbështetës të reperit Travis Scoot, 10 fansa vdiqën dhe qindra të tjerë u plagosën pasi një shpërthimi që ndodhi në vendngjarje.

Edhe pse Travis ka shpresuar që procesi gjyqësor i hapur për fatkeqësinë e vitit 2021 në festivalin e muzikës “Astroworld” të hidhej poshtë kjo gjë nuk do të ndodhë pasi në fillim të kësaj jave, 6 maj, reperi do të përballet me gjyqin e parë në çështjen gjyqësore, që lidhet me një rast vdekjeje të 23-vjeçares Madison Dubiski, e cila vdiq në “Astroworld”.

Shkaku zyrtar që shkaktoi vdekjen e disa personave në festival ishte asfiksia, që do të thotë se ata nuk mund të merrnin frymë për shkak të shtypjes në turmë, por avokatët e reperit kishin argumentuar se siguria e ngjarjes nuk ishte përgjegjësi e artistëve interpretues dhe argumentuan se ai nuk ishte përgjegjës.

Mirëpo këto deklarata të avokatëve të Travis janë hedhur poshtë, pasi pretendohet se ai injoroi urdhrat e organizatorëve të festivalit për të ndaluar koncertin kur kushtet po bëheshin të rrezikshme.