FotoMontazh/ Altin Dumani
Në Komisionin e Sigurisë deputetët e opozitës kanë kërkuar një seancë dëgjimore me kreun e SPAK, Altin Dumani.
Deputetët e opozitës janë shprehur se dëshirojnë të kenë një seancë dëgjimore me Dumanin, në lidhje me deklaratën që ai ka bërë disa javë më parë, duke thënë se ka policë në nivele të larta të korruptuar, që kanë sabotuar hetimet apo i kanë penguar ato.
Ata kërkojnë që në mbledhjen e radhës, Dumani të jetë i pranishëm në Komision për të raportuar gjetjet e tij në lidhje me deklaratat e bëra.
Deputetët kërkues janë Ferdinand Xhaferi, Lindita Metaliaj, Isu Çelaj, Flamur Noka, Asllan Dogjani, Ervin Salianji, Lefter Gështenja, Kasem Mahmutaj, si edhe Monika Kryemadhi.