Muaji maj duket se do të të jetë plot surpriza për të 12 shenjat e horoskopit. Astrologu Jorgo Pulla gjatë një interviste televizive, ka zbuluar surprizat për të gjitha shenjat.
Dashi: Tregohuni të kujdesshëm. Situata në familje mund të mos jetë aq normale apo e qëndrueshme sa mendoni, pasi nuk përjashtohet mundësia e një debati. Në këtë rast, përpiquni të jepni ndikim stabilizues.
Demi: Afërdita në shenjën tuaj shënon ndikim pozitivë që ka të bëjë me punë dhe diçka të rëndësishme. Me lëvizje nga një vend punë. Nga data e sotme deri më 23, do të ketë zgjidhje në lidhje me një çështje ligjore. Tani vjen momenti për t’u zgjidhur. Koha tregon që në lidhje me hënë e re të datës 8, hap themele të forta për të ardhme të sigurt, në karrierë, punë dhe biznes. Në çështje shpirtërore, dem-binjak është mundësi shumë e mirë.
Binjakët: Mërkuri del në datën 15. Do të ketë një takime në datën 7-8-9. Shitblerjet janë të favorizuara, por duhet pasur kujdes sepse një thashetheme mund të shkaktojë trazira dhe nuk duhet t’i vënë re. Dhe duhet të kenë kujdes sepse disa çështje të fshehta dalin në sipërfaqe. Në anën shpirtërore pasa datës 25, momenti më perfekt, pasi kemi Jupiterin që të jep mundësi të zhvillosh gjëra që nuk janë zhvilluar më parë. Ndikimi në këtë muaj, pas 12 vitesh do të ndodhë tani. Pra do të kenë shumë gjëra të mëdha.
Gaforrja: Motoja është kujdes nga tensionet në punë. Sepse duan që të bëhen gjërat siç duan të tjerët, por gaforrja lë punën e vet dhe bën punën e tjetrit. Drejtësia drejtësi nuk ka por lum ai që e ka, e them këtë shpesh për gaforret. Në vendin e punës do të gjendet një mënyrë që të tretët t’i anashkalojnë. Por duhet të kenë kujdes se çfarë të firmosin. Mundësi të reja në anën ekonomike, edhe pse kanë pasur probleme do ti zgjidhin pas datës 15. Në çështjet shpirtërore, lidhjet me shigjetar, do të jetë shumë të mira.
Luani: Kanë kohën të promovojnë gjëra të madhe të biznesit të tyre. Ka një kthesë të madhe në këtë muaj. Do të favorizohen ndikime pozitive edhe në çështje familjare dhe financiare. Disa çështje të vjetra, po padrejtësi që janë bërë do të dalin tani. Një propozim i ri do të ketë ndikime madhështore në fushën ekonomike dhe në fushën e karrierës.
Virgjëresha: Ka mundësi shumë të mira në karrierë dhe të menaxhojnë gjëra të mëdha. Do të kenë role drejtuese. Deri në 14 maj do të kenë mundësi të zgjidhin problemet në rolet drejtuese. Do të kenë mundësi të nisin fillime të reja, dhe ata që kanë kontrata me jashtë do të kenë favorizime. Lidhje mund të shohim tek virgjëreshë-peshk.
Peshorja: Pas dy vitesh marsi është në shtëpinë e vet. Gjithcka që ka ndodhur në 7 vitet e punës, në punë në karrierë, do të arrihet diçka e re, Në ndikimin planetar kanë avantazhe të mëdha. Kanë mundësi në komunikim dhe janë shumë të guximshëm. Diçka që u është marrë padrejtësisht e fitojnë. Afërdita dhe Jupiteri i jep një mundësi të re dhe në çështjet shpirtërore ata do të fitojnë.
Akrepët: Janë shumë të vë mendshëm në këtë periudhë. Do t’ju bëhet një ofertë, dhe do të kenë kujdes sidomos ato të fushës së drejtësisë. Këta mundësitë që ju jepet i shfrytëzojnë. Në datën 23 Afërdita u jep mundësi në çështje të mëdha. Kanë pasur shumë vështirësi më parë. Në çështjet shpirtërore është momenti i tyre më i mirë.
Shigjetarët: Ky muaj ka ndikime dhe tani është koha e duhur për të nisur diçka të re. Në çështje me punën duhet të kenë kujdes sidomos me çështjet e kreditimeve. Në çështjet shpirtërore janë pak fajtor, duhet të ndajnë punën nga familja.
Bricjapët: Do të ketë një takim shumë të rëndësishëm në çështje punë. Por në lidhje me punën duhet të bëjnë kujdes. Do të ndryshojnë nga një qytet në një qytet tjetër, apo shtet. Por duhet të tregohen të kujdesshëm. Do të ketë një gëzim shumë të madh, dhe mund të kenë një fejesë. Bricjapët kanë ndikimin e madh, dhe mund të shkonte me një gaforre dhe një dash.
Ujorët: Kanë lëvizje të mëdha dhe çështje të rëndësishme. Kanë shanse të mëdha 100 %. Nga gjëra të vogla do të kenë gjëra të mëdha. Kanë pasur shumë probleme, por tani kanë mundësi të rriten në detyrë. Ndërsa në çështjet shpirtërore lidhjet me luan dhe akrep është perfekte.
Peshqit: Duhet të kenë kujdes nga shpenzime të papritura sepse ndikimet në javën e parë të këtij muaji do të jenë të mëdha., Pas datës 8-9 do të arrijnë ashtu siç do të duan. Është e mundur të kenë udhëtime dhe relaks. Në fushën e punës kanë biseda të mira. Një ofertë të mirë duhet ta pranojnë. Është momenti i tyre dhe le ta shijojnë dhe le ta gëzojnë.