Kuriozitete

Ai po të gënjen, këto shenja tregojnë të vërtetën

Në një marrëdhënie është e pamundur të shmanget xhelozia dhe po aq e pamundur të shmanget është edhe besimi me sy mbyllur

A do ta kuptoje dot nëse ai të gënjen?

Nëse jo, hidhi në sy këtij artikulli dhe kupto të vërtetën.

Ai ndryshon sjellje

Sigurisht kjo është disi e vështirë të dallohet. Ama nëse dallon ndonjë ndryshim në sjelljen e tij dhe arsyen nuk e di, me siguri duhet të fillosh të dyshosh.

I shmanget çdo gabimi

“Të kam gënjyer ndonjëherë unë ty?” Na vjen keq, por kjo është fraza tipike e një mashkulli i cili po gënjen.

Shmang kontaktin me sy

Sytë janë të lexueshëm. Një njeri i cili po gënjen është shumë e thjeshtë të zbulohet përmes syve.

Ta hedh fajin ty

Mbrojtja më e mirë është sulmi dhe këtë nuk e kemi thënë ne. Për të larguar fajin nga vetja ai përpiqet të ta hedhë ty.

Postimet në rrjete sociale janë kontradiktore

Postimet në rrjetet sociale mund të duken si diçka pa rëndësi, por na beso kur të themi se aty fshihet çdo gjë. Nëse ajo që ai thotë bie në kundërshtim me atë që ka postuar aty atëherë pas postimit dhe pas atij fshihet me siguri diçka.