FermaVIPShowBizzz

Çiljeta e revoltuar me protestën e Florit: Nuk më pëlqen ndarja në grupe, mblodhi dy të tjerë pas vetes pa lajmëruar

Ideja e Florit për të protestuar për pastrimin e lumit është kthyer në një temë debati mes fermerëve.

Ditea në një diskutim me fermerët pyeti ata nëse do i bashkohen kauzës së fermerit.

Këta të fundit theksuan se ndihen të lodhur dhe nuk munden t’i bashkohen, teksa disa të tjerë nuk janë dakord me vendimin e marrë nga Flori, për të  cilin thanë se duhej të ishte konsultuar më herët.

Po ashtu, Çiljeta u shpreh e revoltuar me protestën e Florit, duke theksuar se nuk është vënë në dijeni.

Ajo theksoi se një ditë më parë Flori i tregoi që do të zhvillonte një protestë, por pa i dhënë detaje.

Pjesë nga biseda:

Çiljeta: Ndarja e grupeve nuk më pëlqen fare.

Ditea: Kjo pjesa e protestës u diskutua që dje, por ne e morëm si shaka.

Çiljeta: Po të ishte vetëm Flori të paktën do të isha e para që do të merrja pjesë. E kam shumë xhan Florin, e njoh këtu e vite para. Dje kur foli me ty për protesten isha prezente.

Ditea: Po pra.

Çiljeta: Po të ishte Flori vetëm do të isha aty, por Flori ka mbledhur dy veta të tjerë që nuk jam as unë prezente dhe asnjë nga ne këtu.

Ditea: Flori e ka parashtruar si ide protestën.

Çiljeta: Jo, Flori tha se nesër do jua them idenë dhe nuk na tha asgjë sot, ndërsa Buçkos dhe Xhesit po. /vizionplus.tv/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

 

Subscribe