ShowBizzz

Përkeqësohet gjendja e Bruce Willis, familja përgatitet për lamtumirën!

Eshtë përkeqësuar ndjeshem gjendja shëndetësore e aktorit të famshëm, Bruce Willis, i diagnostikuar me demencë frontotemporale, e cila gradualisht duket se po i merr jetën yllit hollivudian.‘Marca‘ shkruan  se situata eshte kritike.

Përkeqësohet gjendja e Bruce Willis, familja përgatitet për

Përveç bashkëshortes së tij, Emma Hemming e cila kujdeset pa pushim për Bruce, një tjetër person që gjithashtu përpiqet të kalojë kohë me aktorin duke e ndihmuar atë është nëna e tre vajzave të tij të para, ish-gruaja Demi Moore. “Ajo ndihet jashtëzakonisht mirënjohëse. Ajo ka kaluar jetën e saj me të dhe është mirënjohëse për të gjitha gjërat që kanë kaluar. Të shohësh atë duke kaluar nëpër betejat e tij i ka treguar Demit se si të jetë e fortë. Është kaq e hidhur, por edhe frymëzuese. Ajo e admiron kaq shumë Bruce dhe po përgatit veten për lamtumirë emocionale. Po përgatiten për ti dhënë lamtumirën”– tregoi burimi. Aktori 69-vjeçar ka humbur aftësinë e tij për të komunikuar dhe për të njohur njerëzit, përfshirë edhe familjarët.

Përkeqësohet gjendja e Bruce Willis, familja përgatitet për



bal