Luizi dhe Kiara mirëpritën dje ardhjen e vajzës së tyre në jetë, të cilën e quajtën Luna Mari Ejlli.
Në një Live në Instagram nga spitali çifti falënderoi të gjithë njerëzit për urimet e panumërta që kanë marrë nga fansat si dhe personazhet publike.
“Po mbaj botën time në dorë. Zoti deshi të na bekojë me një vajzë. Ky do të jetë viti më i bukur i joni”, tha Luizi, i cili shtoi se do të dëshironte që të bënin edhe një vajzë tjetër.
Luizi vazhdimisht e mbante në duar vajzën e tyre, derisa foli pak edhe për rrugëtimin që kishte pasur Kiara gjatë shtatzënisë.
lokimagazine