Argëtimi në “Ferma VIP” vijon të mbajë mbërthyer miliona shikues pas ekranit.
Përveç raporteve miqësore që janë krijuar, edhe punët e fshatit kanë dhuruar jo pak emocione.
Keci “akrobat” që fermerët e kanë pagëzuar me emrin “Llozi” vazhdon të tërheqë vëmendje. Afrimiteti me të gjithë fermerët ka qenë i menjëhershëm, duke bërë edhe “numra akrobacie”.
Këtë pasdite, sipas punëve të ndara nga kryefermerja Ditea, Elsa ka pasur për detyrë të ushqejë dhitë dhe kecat.
Pasi u ka dhënë ushqim, Elsa ka shijuar edhe disa momente argëtuese, duke luajtur me “Llozin”./vizionplus.tv
Subscribe