ShowBizzz

Të pandarë/ Loredana në stadium sot, tifo për Adeyemin

Loredana Zefi është mbështetësja më e madhe e partnerit të saj dhe sot ndodhet në stadium për të të brohoritur për të. Ajo do të ndjekë nga afër ndeshjen midis Borussia Dortmundit dhe Paris Saint-Germain për të dashurin e saj, Karim Adeyemi.

Kështu së paku është bërë e ditur përmes disa postimeve që ka bërë ajo në Instagram, dhe në njërin prej tyre ajo publikoi fotografi të stadiumit.

Në foto ajo vendosi edhe dy emoji në formë të zemrës, atë me ngjyrë të zezë dhe të verdhë, njëherë ngjyrat simbolizuese të ekipit Dortmund.