Duket se aktorja e njohur po reflekton për mëmësinë, faktin që është bërë nënë në moshë të re, teksa e ka konsideruar të mbyllur kapitullin e fëmijëve. Në një intervistë për People, Sofia Vergara ka folur troç duke u shprehur se nuk dëshiron të ketë më fëmijë.
Aktorja kolumbiane është nënë e një djali të vetëm që ajo e ka sjellë në jetë kur ishte vetëm 19 vjeçe.
“Jam shumë e lumtur që u bëra nënë në një moshë të re, sepse tani unë jam gati 52 vjeçe dhe im bir 32 vjeç. Do të doja të isha më në moshë ndonjëherë, për të qenë më e pjekur dhe më e përgatitur për të qenë nënë, por mua thjesht më ndodhi. Ndaj, pasi u bëra mama, vendosa të ecë përpara dhe të mos e kthejë kokën pas. Unë u rrita bashkë me djalin tim,” u shpreh aktorja për revistën People.
Sipas aktores, ka plot gjëra në jetë që mund të duken ide të mira, por në fakt nuk janë. “Unë e di se ç’do të thotë të jesh një nënë e mirë ose të përpiqesh të jesh nëna më e mirë e mundshme. Kjo kërkon shumë sakrifica dhe energji,” shton ajo.
Pavarësisht vendimit të saj për të mos pasur më fëmijë, me ecurinë e mjekësisë dhe zhvillimet e fundit, sot gratë mund të kenë fëmijë edhe në moshë të madhe. Por, duket se Sofia e ka ndarë mendjen në faktin e të mos bërit nënë sërish.
“Natyra të jep disa sinjale, në moshën 50-vjeçare je gati në menopauzë, pra është shenjë nga Zoti që duhet ta ndash mendjen për të mos bërë më fëmijë. Në rastin tim, ka qenë edhe mënyra si e kam jetuar jetën, karriera, martesa dhe shumë faktorë që ndikuan në këtë vendim. Ndaj, nuk e pashë të drejtë të sillja në jetë një fëmijë për të cilin nuk do të isha 100% e dedikuar”.
Kujtojmë këtu faktin që aktorja u nda zyrtarisht nga ish-bashkëshorti Joe Manganiello këtë vit, ndërsa ky i fundit e kishte shprehur dëshirën për fëmijë dhe zgjerimin e familjes.
Ku i dihet, ndoshta kjo ka qenë një nga motivet e ndarjes së çiftit.
lokimagazine