Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe prej mesdite intervale kthjellimesh.
Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Kjo situatë meteorologjike do të jetë prezente deri në orët e mëngjesit më pas gradualisht reshjet e shiut do të mbeten prezente por me intensitet të ulët.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 10m/sek, valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 9 deri 15°C
në zonat e ulëta 10 deri 21°C
në zonat bregdetare 11 deri 20°C