Shëndetësi

Rama: Spitali i kryeqytetit po bëhet

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se sot kanë diskutuar për detajet finale të projektit të spitalit të kryeqytetit.

Rama ka thënë se ky projekt i shumëpritur do ta bëjë më të lehtë qasjen në shërbimet shëndetësore dytësore për qytetarët e Prishtinës.

“Kardiologji, pediatri, gjinekologji e shumë reparte të tjera me kushte e standarde të nivelit evropian”, ka shtuar Rama.

Tutje i pari i kryeqytetit ka njoftuar se shumë shpejt projekti do të tenderohet dhe do të fillojë ndërtimi.