ShowBizzz

“Nuk më ka dalë akoma e keqja”/ Egla flet për të atin: Ndërroi jetë kur… (Video)

Egla Ceno është prekur mbrëmë kur ka kujtuar babain e saj të ndjerë gjatë një bisede me Julian Dedën dhe Graciano Taganin.

Aktorja shprehet se ka qarë gjatë ‘telefonit të erës’ dhe nuk i mbajti dot lotët. Ceno shton se ‘nuk i ka dalë akoma e keqja me të atin që ka ndërruar jetë shumë i ri’.

“Nuk më ka dalë akoma e keqja se ka vdekur në moshën time tani. Akoma e keqja s’më ka dalë me të. Nuk ja kam falur kurrë që ai iku, duke lënë vëllezërit shumë të vegjël, që u rritën pa babë, pa mësuar ato gjërat që të mësojnë baballarët”, tha Egla/

Pjesë nga biseda:

Egla: S’e mbajta dot

Graciano: Mirë ke bërë, ke shkarkuar

Juli: Unë jo, e përgatita veten për këtë gjë dhe thashë do të bëj një telefonatë ditore

Egla: Unë s’e përgatis dot veten

Juli: E di pse? Unë e kam shumë bezdi…

Egla: Shumë bezdi e kam edhe unë. Po unë tim ati nuk më ka dalë akoma e keqja se ka vdekur në moshën time tani. Akoma e keqja s’më ka dalë me të. Nuk ja kam falur kurrë që ai iku, duke lënë vëllezërit shumë të vegjël, që u rritën pa babë, pa mësuar ato gjërat që të mësojnë baballarët

Juli: Nuk është faji i tij, është fati i tij

Egla: E di që nuk është faji i tij, po sa herë që ndodh unë qaj. Nuk e kam harruar ndonjëherë, e kam shumë të freskët