Graciano ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, duke aluduar për pëlqim të Romeos ndaj Erjolës.
Në një debat ai ka thënë se do ishte më mirë po të ishte lidhur me Erjolën, pasi në sytë e Romeos e sheh si një lidhje më të shëndetshme se me Heidin.
Më pas balerini shtoi se këtë mendim e ka edhe nga fakti se Romeo i ka toleruar shumë gjëra Erjolës. Këto u mohuan kategorikisht nga Romeo.
“Do ishe nderuar më shumë po të ishe lidhur me Erjolën se me Heidin. Do ishte më origjinale. E shoh në sytë e atij (Romeos). Një njeri që toleron këto gjëra, vëllain me atë marrëdhënie të shëmtuar…”