Fotot e Britney Spears, e mbuluar me batanije, e zhveshur dhe me jastëk në dorë bënë xhiron e rrjetit së fundmi.
Mediat raportuan për një sherr të mundshëm mes yllit të popit dhe partnerit të saj, Paul Richard Soliz, ku Britney pësoi një incident.
Autoritetet konfirmuan për ‘Page Six’ se një ambulancë mbërriti në hotelin ‘Chateau Marmont’ në Los Anxhelos, ku po qëndronte çifti.
Na telefonoi një grua, e cila ishte lënduar, – tha ai, – por nuk na dha informacion për natyrën e lëndimit. Ne dërguam ambulancën në vendndodhje. Ambulanca ishte në vendndodhje për rreth një orë, por nuk pati transportime në spital.
Gjithashtu, një burim tha se Spears u largua, mandej shtoi se është në shtëpi dhe e sigurt.
Edhe miqtë e këngëtares ishin të shqetësuar pas incidentit, thanë disa burime ekskluzivisht për ‘Page Six’.
Ai ka sjellë vetëm probleme që në fillim, – u shpreh një prej tyre.
Fill pas lajmeve, Britney bëri një sërë postimesh në profilin e saj në ‘Instagram’, duke deklaruar se lajmet janë të rreme.
Që ta dini ju… lajmi është i rremë! Dua që njerëzit të kuptojnë se unë sa vij dhe bëhem më e fortë! E vërteta dhemb, kështu që mund të më mësojë ndonjëri se si të gënjej? Më duhet një furçë e re dhëmbësh… PS: Dua edhe një ekspres. PSS… Nuk jam e sigurt nëse duhet ta them… Por, si vajzë që jam… Më kanë ardhur periodat kështu që jam pak grifshë… Gjithashtu, ndrydha kyçin e këmbës mbrëmjen e kaluar dhe ndihmësmjekët më erdhën në derë në mënyrë të paligjshme. Ata nuk hynë në dhomë, por u ndjeva e intimiduar. Do të shpërngulem në Boston. Paqe për të gjithë! – shkroi ajo në një postim në ‘Instagram’.
Pastaj, publikoi dhe video të këmbës së saj të ënjtur si për të provuar se ka të drejtë.
Vërtet ndrydha këmbën si idiote mbrëmjen e djeshme, thjesht për t’ju treguar provën. Është shumë keq. Mjekët erdhën në derën time menjëherë. Sigurisht, shkaktuan një skenë, e cila ishte e panevojshme dhe gjithçka më duhej ishte pak akull, – shkroi ajo.
Mandej, fajësoi të ëmën si strumbullarin e tërë ngjarjes.
Kam 6 muaj që nuk flas me të dhe ajo më telefonoi për të marrë vesh se çfarë ndodhi para lajmeve. Do të doja të kisha gjyshër! S’e duroj dot atë! – tha Britney, megjithatë, nuk tregohet me saktësi se për çfarë e fajëson të ëmën.
Me sa duket, ende vazhdon të mos ketë marrëdhënie të mira me familjarët.